
Lexoni edhe:
Me skandalin Rama-McGonigal vjen tërmeti i madh i shembjes së krimit politik dhe diplomatik në lidhjen e gjatë transatlantike amerikano-ballkanike
Shkruan:ANALISTI- Agim Bajrami
Siç duket, tani loja po luhet, tek pala kosovare, në emërtimin si 'palë jo konstruktive', madje, duke deklaruar, Emisari Amerikan për Ballkanin perëndimor z. Gabriell Escobar se Asociacioni i komunave kosovare me shumicë serbe' , do të formohej , me apo pa Kryeministrin Kurti. Dhe formimi i Asociacionit serb me insistimin e Escobarit, përmes disa " servilëve shqiptarë" do të paraqet revolta popullore dhe trazira ndër etnike , ndoshta edhe kjo është skenari i kërkuar ndërkombëtar, për ndarjen e Kosovës, përmes luftërave ballkanike me mundësi konfigurimin e ri Ballkanik, duke i fajësuar vetë ballkanasit për skenarët e tyre.
Situata e tanishme e rajoni të Ballkanit është çështja më e komplikuar , se ajo e viteve të 90-ta. SHBA-të i kanë zgjedhjet në vitin 2024 , që edhe atje ka mjaft të pa pritura për gjatë zgjedhjeve amerikane. Këndej nesh në Evropë,lufta në Ukrainën e cila do të vazhdoj, përderisa nuk ka palë fituese dhe humbëse në terren, dhe nuk do të ketë përfundim të luftës në Ukrainë. Ballkani perëndimor po vlon nga frika e luftës në Ukrainë, dhe pasiguria e shteteve në rajon.
Asnjëra palë , si Serbia dhe as Kosova , nuk është në gjendje të pranoj, propozimin evropian , për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë -Serbi. Serbia nuk guxon të pranoj propozimin evropian , edhe nga presioni i brendshëm serb, dhe as nga aleati i saj rus , por edhe nga mosbesimi ndaj perëndimit. Kosova , gjithashtu po hynë në fazën e rrezikshme ,nga insistimi i emisarit amerikan, z. Gabriell Eskobar, për formimin e Asociacionit serb në Kosovë e që kjo është ndarje de fakto e Kosovës, ku Kryeministri Kurti, nuk do të mund ta pranoj , por edhe shumica e shqiptarëve, mbasi Asociacioni i formuar serb, paraqet rrezik për destabilizim e Qeverisë Kurti, e përcjellur me trazira.
Bashkësia ndërkombëtare ,nga pesëshja e emisarëve për ndërmjetësim të palëve për arritjen e marrëveshjes, po insistojnë , se marrëveshja nga palët duhet të arrihet me çdo kusht madje siç thuhet deri kah fundi i këtij marsi, kjo më tepër do të shkaktoj destabilizim të Ballkanit ,se sa normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Bashkësia ndërkombëtare, po e zhvillon presionin tek palët, për arritjen e marrëveshjes, që nuk mund ta bëjnë, dhe nuk janë në gjendje dhe të gatshme ta bëjnë në mënyrë paqësore. Bashkësia ndërkombëtare, presionin e ka përqendruar në emërtimin e palës 'jo konstruktive' përgjatë procesit të marrëveshjes, që do ti pritnin masat e ndryshme të izolimeve dhe sanksioneve ndërkombëtare.
Të gjithë kundër: Jo Asociacionit një nacional serb në KosovëLexoni edhe:
Siç duket, tani loja po luhet, tek pala kosovare, në emërtimin si 'palë jo konstruktive', madje, duke deklaruar, Emisari Amerikan për Ballkanin perëndimor z.Gabriell Escobar se Asociacioni i komunave kosovare me shumicë serbe' , do të formohej , me apo pa Kryeministrin Kurti. Dhe formimi i Asociacionit serb me insistimin e Escobarit, përmes disa " servilëve shqiptarë" do të paraqet revolta popullore dhe trazira ndër etnike , ndoshta edhe kjo është skenari i kërkuar ndërkombëtar, për ndarjen e Kosovës, përmes luftërave ballkanike me mundësi konfigurimin e ri Ballkanik, duke i fajësuar vetë ballkanasit për skenarët e tyre. Pranvera e këtij viti, ka të ngjarë,se do të jetë pranvera ballkanike, e rikonfigurimit ballkanik' , përmes luftërave të skenarit Escobar?!.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".