Dështon kompletimi i Barcelonës: U vonuam për 18 sekonda

  • S.A /
  • 02 February 2023 - 08:24
Dështon kompletimi i Barcelonës: U vonuam për 18 sekonda

Julian Araujo nuk ka arritur të kompletojë transferimin e tij te Barcelona, percjell "Kosova Sot Online".

Drejtori sportiv i katalonasve, Alemany ka konfirmuar rreth situatës së tij, teksa tha se vonesa ishte vetëm 18 sekonda.

“Nuk arritëm në kohë për shkak të një gabimi në kompjuter. Vonesa ishte 18 sekonda. Do të presim dhe të shohim se çfarë do të vendosë FIFA”, tha Alemany.

Julian Araujo është meksikan dhe luan për ekipin LA Galaxy në MLS. Ai është 21 vjeçar.

(Kosova Sot Online )