Përleshje e madhe me bilanc tragjik në palestrën e basketbollit, vdes edhe prindi që shkoi ta shikonte djalin në ndeshje

  • S.A /
  • 02 February 2023 - 10:20
 Përleshje e madhe  me bilanc  tragjik  në palestrën e basketbollit, vdes edhe prindi që shkoi ta shikonte djalin në ndeshje

Në një lojë të shkollave fillore amerikane në Vermontin verior, ndodhi një tragjedi që tronditi botën.Gjegjësisht, gjatë lojës, prindërit të cilët po shikonin fëmijët e tyre janë përleshur dhe një person ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të rënda, përcjell "Kosova Sot Online ".

Policia u përgjigj me shpejtësi, doli në vendngjarje, por një burrë i quajtur Russell Giroux u ankua për lëndime.

Ai është transportuar në spital, ku nga plagët e marra nga përleshja ka ndërruar jetë. Njëri prind ka arritur të regjistrojë skenat e sherrit brutal. “Më duhet të shpërndani videon nga loja e basketbollit të vajzës sime në shkollën fillore. Prindi u vra. Çfarë nuk shkon me këtë vend”, ka shkruar ai në Twitter.

(Kosova Sot Online )