Lexoni edhe:
Dani Alves refuzon të shohë gruan në burg mes thashethemeve rreth divorcit
Mason Greenwood sot iu hoqën të gjitha akuzat për tentativë përdhunimi dhe sulmi kundër tij, përcjell "Kosova Sot Online".
Sulmuesi i Manchester United, 21 vjeç, u arrestua në janar të vitit të kaluar pasi policia hyri në rezidencën e tij.
Greenwood do të dilte në gjyq në nëntor si i akuzuar për tentativë përdhunimi dhe sulm.
Dani Alves refuzon të shohë gruan në burg mes thashethemeve rreth divorcitLexoni edhe:
Prokuroria sot konfirmoi se i kishte hequr të gjitha akuzat kundër tij.
Ndërsa ka reaguar edhe vet Mason Greenwood, i cili tha se ndihet i liruar që kjo çështje ka përfunduar.
“Jam i lehtësuar që kjo çështje tani ka përfunduar dhe dua të falënderoj familjen time, të dashurit dhe miqtë për mbështetjen e tyre. Nuk do të ketë asnjë koment të mëtejshëm për momentin”, u shpreh Greenwood.
(Kosova Sot Online )