Ky është formacioni më i mirë i La Ligas pas raundit të parë të ndeshjeve

  • S.A /
  • 03 February 2023 - 09:11
Ky është formacioni më i mirë i La Ligas pas raundit të parë të ndeshjeve

Turi i parë i ndeshjeve në La Liga ka përfunduar dje (e enjte), pasi janë kompletuar gjithsej 19 xhiro dhe nga tani hymë në raundin e ndeshjeve të dyta apo ato kthyese, përcjell "Kosova Sot Online". 

Fitorja e Real Madridit ndaj Valencias me rezultat 2-0 ishte ndeshja e fundit e turit të parë të ndeshjeve në La Liga. Me përfundimin e kësaj ndeshje, gazeta Marca është përkujdesur ta formoj një formacion me lojtarët më të mirë për këtë pjesë të parë të kampionatit.

Një përzgjedhje e nivelit më të lartë në të cilën, padyshim, lojtarët e skuadrave më të mira në klasifikim zënë vende të privilegjuara. Barcelona dhe Real Madridi, ​​dy skuadrat që zënë pozitat kryesore në tabelë, monopolizojnë shumicën e pozitave të formacionit ideal të La Liga. Marc-Andre Ter Stegen, Ronald Araujo, Pedri, Gavi dhe Robert Lewandowski janë nga Barcelona, ndërsa Eder Militao dhe Aurelien Tchouameni nga Real Madridi. Formacioni më i mirë i fazës së parë në La Liga (Marca)

Në këtë 11-she ka edhe befasi, pasi gjenden dy të rinj të fuqishëm nga Girona dhe Rayo Vallecano si Arnau Martinez dhe Fran Garcia. Përveç tyre në formacionin më të mirë gjendet edhe Antoine Griezmann (Atletico Madrid) dhe Joselu (Espanyol).

(Kosova Sot Online )