Lionel Messi tregon a ka probleme serioze me Kylian Mbappen

  • S.A /
  • 03 February 2023 - 10:18
Lionel Messi tregon a ka probleme serioze  me  Kylian Mbappen

Lionel Messi këmbëngul se ai ka një marrëdhënie të fortë me bashkëlojtarin e tij te Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe dhe zbuloi se ata kanë diskutuar së bashku për finalen e Kupës së Botës “Katar 2022”. Në një intervistë tjetër të zhvilluar me shtatë herë fituesin e Topit të Artë, Messi u pyet për marrëdhënien e tij me bashkëlojtarin e tij, Mbappe, ku të dy duhet të ndajnë qendrën e vëmendjes në kryeqytetin francez, ndërkohë që luftojnë për të qenë më i miri në botë, përcjell "Kosova Sot Online".

Messi ka thënë se nuk ka pasur kurrë asnjë problem me Mbappen, përkundrazi e kalojnë mirë mes vete. “Po, ne folëm për lojën, festimet se si kishin jetuar njerëzit në Argjentinë në ato ditë që kisha qenë unë. Pushimet dhe festat që kishim. Dhe asgjë, asgjë më shumë, por mirë, shumë mirë”, u përgjigj fillimisht Messi për gazetën Ole.

“Unë isha gjithashtu në anën tjetër, nuk duhej të humbja edhe një finale botërore dhe nuk doja të dija asgjë për këtë, për atë që kishte ndodhur. Asgjë që kishte të bënte me Kupën e Botës në atë kohë”.

“Prandaj as unë nuk dua të flas për këtë, por e vërteta është se me Kylian nuk ka asnjë problem, përkundrazi”, përfundoi ylli argjentinas.

Argjentinasi e çoi kombin e tij deri në lavdinë e trofeut në Katar – megjithëse atyre iu desh të luftonin fort për të pasi Mbappe bëri një rikthim të bujshëm për ta dërguar finalen në kohë shtesë dhe penallti.

(Kosova Sot Online )