Gabriel Martinelli shkon me kontratë afatgjatë në familjen e Arsenalit

  • S.A /
  • 03 February 2023 - 10:47
Gabriel Martinelli  shkon me kontratë afatgjatë në familjen e  Arsenalit

Klubi anglez, Arsenali ka konfirmuar zyrtarisht rinovimin e kontratës edhe për shumë vite me sulmuesin brazilian, Gabriel Martinelli. Martinelli është njëri nga lojtarët kryesor të Arsenalit në vitet e fundit e sidomos në sezonin aktual ku janë lider në Ligën Premier, përcjell "Kosova Sot Online".

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që drejtuesit e klubit t’ia rinovojnë kontratën yllit brazilian edhe për shumë vite.

“Gabriel Martinelli ka nënshkruar një kontratë të re me klubin, duke premtuar të ardhmen e tij afatgjatë me ne”.

“21-vjeçari, tani në sezonin e tij të katërt në veri të Londrës, ka bërë tashmë 111 paraqitje në ekipin e parë në të gjitha garat gjatë karrierës së tij plot aksion në Arsenal”, thuhet në njoftim.

Sulmuesi brazilian thuhet se ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

(Kosova Sot Online )