
Lexoni edhe:
Shteti në zi kombëtare, pas tërmetit të tmerrshëm Turqia i pezullon të gjitha aktivitetet sportive
Turqia u godit sot nga një tërmet i fuqishëm, i cili i la qindra të vdekur dhe mijëra ndërtesa të shkatërruara dhe të shembura. Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë dhe thellësi prej 7 kilometrash ndodhi në Kahramanmaras në orën 04:17. Shumë provinca të rajonit të Anadollit Lindor, Juglindor, Qendror dhe të Mesdheut u tronditën nga tërmeti, shkruan “Kosova Sot Online ".
Pas Kahramanmarasit, dy tërmete kanë ndodhur edhe në Gaziantep, njëri 6.6 dhe tjetri 6.5. E pas tërmeteve, komuniteti sportiv turk ka qenë vigjilent për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti në rajon. Arda Turan ishte një nga sportistët që ndau mesazhin e ndihmës.
“Turqia e deklaroi nivelin e katërt të alarmit shtetëror. Niveli i katërt e përfshin thirrjen ndërkombëtare për ndihmë. Për ju që gjendeni përreth botës, duhet ta lexoni këtë mesazh. Njerëzit tanë që u prekën nga tërmeti në vendin tim kanë nevojë për ndihmë që të shpëtojnë”, ka shkruar ish-futbollisti i njohur turk.
(Kosova Sot Online )