Prishtina e eliminon Dukagjinin me rezultat të thellë, shkon në çerekfinale të Kupës

  • S.A /
  • 06 February 2023 - 15:00
Prishtina e eliminon Dukagjinin me rezultat të thellë, shkon në çerekfinale të Kupës

FC Prishtina e ka mposhtur Dukagjinin me rezultat 3:1, në ndeshjen e vlefshme të së tetës së finales së Kupës së Kosovës, rezultat ky që i siguron shkuarjen  në çerekfinale të Kupës, shkruan "Kosova Sot Online ".

Bardhekaltrit kryen punë qysh në pjesën e parë, kur i shënuan dy gola, për të shkuar në pushim me një epërsi solide pas dominimit në 45 minutëshin e parë. Jalen Blesa ishte hero i prishtinasve me dy gola të shënuar, një në pjesën e parë dhe një në atë të dytë. 

Kurse, Leotrim Kryeziu i kaloi fillimisht kryeqytetasit në epërsi qysh në minutat e parë të lojës. Nga ana tjetër, golin e vetëm dhe të pamjaftueshëm për klinasit e shënoi Vladislav Khomutov. Prishtina kështu e kompleton fazën çerekfinale të kësaj gare. Ky takim ishte paraparë të zhvillohej dje në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, por u shty për shkak të motit të lig. 

(Kosova Sot Online )