West Ham kërkon mbi 90 milionë euro për ta lejojuar largimin e Declan Rice

  • S.A /
  • 06 February 2023 - 16:09
West Ham kërkon  mbi 90 milionë euro për ta  lejojuar  largimin e Declan Rice

Declan Rice prej vitesh është objektiv i top skuadrave angleze, por vazhdon të mbetet pjesë e West Ham United. Mesfushori anglez pritet të largohet në verë pasi vështirë se West Ham do të zë një vend që i dërgon në garat evropiane, përcjell "Kosova Sot Online".

Londinezët janë të gatshëm ta shesin yllin e tyre, por vetëm nëse vije oferta e duhur. ‘Çekanët’ do ta lejojnë largimin e kapitenit Rice nëse ndonjë skuadër ofron 90 milionë euro. Chelsea, Arsenal, Liverpool, Manchester United dhe Manchester City janë skuadrat që prej vitesh duan Ricen. 

Por së fundmi garës i është bashkuar edhe Newcastle United që janë gati të ofrojnë shumën e tillë nëse shkojnë në Ligën e Kampionëve.24-vjeçari është pjesë e Akademisë së West Hamit që nga viti 2013, derisa në ekipin e parë ka debutuar në vitin 2017. Ëndrra e Rices është të luaj për ekipin e parë të Chelseat, por mbetet të shihet nëse The Blues do të fitojnë garën për transferimin e mesfushorit anglez.

(Kosova Sot Online )