Laporta: Jemi në rrugën e duhur ë këtë vit ta fitojmë ligën

  • S.A /
  • 07 February 2023 - 13:00
Laporta:  Jemi në rrugën e duhur ë këtë vit  ta fitojmë ligën

Barcelona po shkon me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit në La Liga. Gjiganti katalunas aktualisht e sheh veten në +8 pikë ndaj rivalit kryesor, Real Madrid, përcjell Kosova Sot Online ".

E presidenti Joan Laporta është i vetëdijshëm se “Blaugrana” e kanë thuajse në dorë titullin, por që duhet të vazhdojnë me ritëm të njëjtë.

“Po shkojmë mirë, në fillim të sezonit do të nënshkruanim për të qenë me 53 pikë në mes të kampionatit, me tetë pikë në avantazh ndaj të dytit. Por, nevojitet ende shumë punë, dedikim dhe angazhim”, ka thënë kreu i klubit katalunas në gala mbrëmjen e organizuar nga “Mundo Deportivo”.

“Xavi po punon mirë, ka arritur në skuadër në një moment të vështirësisë maksimale dhe i ka bashkuar në mënyrë fantastike shumë lojtarë. Këtë vit ëndërroj ta fitoj ligën, jemi në rrugën e duhur. E dua një skuadër që është sikur Këshillim im Administrativ apo si të pavarurit që e ndihmojnë klubin që të rritet gjithmonë”, përfundoi Laporta.

(Kosova Sot Online )