Skandal në ekipin e Dinamos, e shiti Rrahmanin për 2 milionë euro, tash ai kushton 25 milionë

  • S.A /
  • 07 February 2023 - 13:35
Skandal në ekipin e  Dinamos, e shiti Rrahmanin për 2 milionë euro, tash ai kushton 25 milionë

Dinamo Zagrebi u gëzua vite më parë kur i siguroi 2.1 milionë euro nga shitja e Amir Rrahmanit.

Mirëpo, tash klubi kroat po e kruan kokën, sepse me kalimin e viteve, futbollisti kosovar është përmirësuar dukshëm dhe vlera e tij është rritur në mënyrë enorme, shkruan “Kosova Sot Online".

Fillimisht, përfaqësuesi kosovar kishte përfunduar në Maksimir në verën e vitit 2016 nga RNK Split për 1,6 milion euro. E më pas, nga Dinamo, Rrahmani iu bashkua Veronës për 2 milionë.

Qendërmbrojtësi kosovar nuk qëndroi gjatë në ekipin italian për t’iu bashkuar Napolit për 14,2 milionë euro.

E në stadiumin “Diego Armando Maradona” 28 vjeçari është bërë njëri prej liderëve të ekipit dhe po e ndihmon Napolin në rrugëtimin drejt titullit të kampionit pas pritjes prej 33 vjetësh.

Vlera e kartonit të Rrahmanit është rritur dukshëm tash dhe kushton 25 milionë euro, sipas “Transfermarkt”, 

Mediumi i njohur kroat “Index.hr” ia ka kushtuar një shkrim të veçantë zhvillimit dhe rritjes së Rrahmanit, duke e theksuar faktin se dikur tifozët e Dinamo Zagrebit gëzoheshin për faktin që klubi e shiti atë për 2 milionë euro, ndërsa tash vlera e tij është më shumë se 10 fish më e madhe. Ndërkohë, Napoli e ka bërë gati kontratën për futbollistin kosovar, i cili pritet të paguhet deri në 2,5 milionë euro. 

(Kosova Sot Online )