FFK-ja e kujton legjendën Qiro Bllazheviq

  • S.A /
  • 08 February 2023 - 11:08
FFK-ja e kujton legjendën Qiro Bllazheviq

Federata e Futbollit të Kosovës e ka kujtuar legjendarin Qiro Bllazheviq, i cili ndërroi jetë sit pas një sëmundjeje me kancer. Trajneri kroat konsudrohet si një hero në Kosovë pas eksperiencës së shkëlqyeshme që e kishte me Prishtinën në mesvitet e 80-ta.

Më poshtë mund ta lexoni kujtimin e shtëpisë së futbollit kosovar për trajnerin kroat. “Ka ndërruar jetë trajneri legjendar kroat, Miroslav Ćiro Blažević . Ai vdiq pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë në Zagreb. Qiro ishte mjaft i dashur për komunitetin e futbollit në Kosovë, ngase drejtoi me shumë pasion e sukses gjeneratën e artë të Prishtinës në elitën e futbollit të ish-federatës në vitet 1985/86.Qiro vazhdimisht kishte shprehur simpatinë e tij për Kosovën, teksa periudhën e kaluar te Prishtina e vlerësonte si të veçantë për shkak të dashurisë së madhe që i ofruan futbollistët, drejtuesit dhe tifozët e klubit.Prehu në paqe Legjendë! ”, ka shkruar FFK-ja. 

(Kosova Sot Online )