Anthony Joshua emëron trajnerin e ri para meçit me Jermaine Franklin

  • S.A /
  • 08 February 2023 - 13:41
Anthony Joshua emëron trajnerin e ri para meçit me Jermaine Franklin

Anthony Joshua ka emëruar Derrick James si trajnerin e tij të ri për luftën e rikthimit në peshën e rëndë kundër Jermaine Franklin më 1 prill, përcjell "Kosova Sot Online ".

Boksieri britanik ndau rrugët me Robert McCracken pas humbjes së tij të parë ndaj Usyk në shtator 2021 dhe filloi bashkëpunimin me Robert Garcia për të ndryshuar stilin e tij të luftës në revansh. Megjithatë, ai humbi pas një vendimi të ngushtë në takimin e dytë në gusht.

Joshua që atëherë ka udhëtuar në ShBA dhe do të punojë me James, i cili krenohet me një listë talentuar boksierësh si kampionin e unifikuar Errol Spence Jr dhe kampionin e padiskutueshëm Jermell Charlo. Amerikani ka fituar më parë çmimin e Trajnerit të Vitit të Ring Magazine në 2017 dhe gjithashtu është vlerësuar për arritjet e tij nga WBC në 2020.

James është i njohur për stërvitjen e luftëtarëve të tij për të qenë agresivë dhe për të marrë çdo herë nokaute gjatë përballjeve, gjë që Joshua e ka kërkuar në duelet e tij të fundit, shkruan "Kosova Sot Online".

AJ do të kërkojë të rindezë stilin e tij të pamëshirshëm të luftës, stil ky që e pa atë të ngjitej në krye të boksit.

Kur u pyet për përvojën e tij me Joshua në palestër deri më tani, James zbuloi se ishte i impresionuar nga boksieri i peshave të rënda: “Po, ai (përshtatet me stilin agresiv në duele). Ai nuk dëshiron të ndalet. Me të vërtetë u impresionova. Ishte fantastike ta shikoja”.

“Por, e pashë mënyrën se si do të punonim. Ai është një nxënës i mirë. Çdo luftëtar që ka një trajner të ri, ka të bëjë me manovrimin dhe arritjen e nivelit të lartë, atje ku vërtet e dini se çfarë po bën – përpara se të shkoni në disa luftime të mëdha. Kjo është pjesa më e rëndësishme për Joshuan”. Joshua zgjodhi të ndante rrugët me trajnerin McCracken pasi u kritikua për strategjinë e tij konservatore në humbjen e tij të parë ndaj Usyk.

Pavarësisht zhvendosjes në kampusin e Universitetit Loughborough, ai nuk ishte në gjendje të ndryshonte strategjinë e luftimit, edhe se tregoi disa shenja përmirësimi. 

(Kosova Sot Online )