PSG nuk po heq dorë nga tentativa për Guardiolan

  • S.A /
  • 10 February 2023 - 11:40
PSG nuk po heq dorë nga  tentativa  për Guardiolan

Paris Saint-Germain nuk po mund të rehatohet me trajnerë. Eliminimi nga Kupa e Francës ia ka lëvizur karrigen Christophe Galtierit me të madhe dhe parisienët veçse kanë nisur të shohin për zëvendësues. 

Sipas Fichajes, klubi francez do të tentojë ta marrë trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiolan, nëse ky i fundit vendos të largohet nga klubi anglez. Spanjolli ka një kohë të gjatë që është pjesë e “Citizens”, megjithatë ai kishte thënë se nuk do të largohet pa e fituar një Ligë të Kampionëve.

(Kosova Sot Online )