Bayerni po largohet nga gara për Kolo Muanin, shkaku çmimi shumë i lartë i tij

  • S.A /
  • 11 February 2023 - 10:37
Bayerni po largohet nga gara për Kolo Muanin, shkaku çmimi shumë i lartë i tij

Randal Kolo Muani padyshim që është lojtari më në formë këtë edicion në elitën e futbollit gjerman Bundesliga. Sulmuesi francez ka shkëlqyer në vitin e tij të parë në Gjermani duke shënuar e asistuar pa fund, përcjell "Kosova Sot Online".

24-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme, ku në 28 ndeshje zyrtare në të gjitha garat ka shënuar 14 gola e ka 14 asistime. Edhe pse flitej për një interesim të madh të Bayernit për sulmuesin francez, kampioni në fuqi i Gjermanisë nuk do të bëj përpjekje për të nënshkruar me të. Sipas asaj që ka raportuar Sky Sports, bavarezët nuk do të nënshkruajnë me francezin shkaku çmimit tij të lartë prej 100 milionë eurove.

“Jam i lumtur për Krosche dhe Hardung (drejtuesit e Frankfurtit), që kanë një sulmues kaq të mirë, por ne nuk do ta transferojmë Kolo Muanin”, ka thënë trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann.

Gjithsesi për lojtarin interesim kanë shprehur dy gjigantët anglez Liverpool dhe Manchester United, që janë të gatshme t’i përmbushin kërkesat e Frankfurtit për yllin francez. 

(Kosova Sot Online )