Mbappe ju nënshtrohet testeve fizike, dëshiron të luajë nga minuta e parë

  • S.A /
  • 14 February 2023 - 12:05
Mbappe ju nënshtrohet testeve fizike,  dëshiron të luajë nga minuta e parë

Kylian Mbappe është ftuar nga trajneri Galtier për ndeshjen e sontme të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut. Sidoqoftë, nuk dihet ende nëse sulmuesi francez do të jetë në gjendje apo jo të luajë nga minuta e parë për Paris Saint-Germainin.Sipas “Footmercato”, sot do t’i bëhen testet fizike për ta vlerësuar gjendjen fizike të lojtarit dhe do të jepet verdikti final nëse ai do të jetë në gjendje të luajë si startues, përcjell “Kosova Sot Online ".

Ish-futbollisti i Monacos e do fanellën e titullarit, ndërsa në orët në vazhdim do ta mësojmë nëse trajneri do të rrezikojë apo jo.

Ndërkohë, Lionel Messi dhe Marco Verratti janë rikthyer dhe janë të gatshëm për të luajtur nga fillimi në ndeshjen që do të luhet në stadiumin “Parku i Princave” nga ora 21:00.

(Kosova Sot Online )