Calhanoglu flet i tronditur për tërmetin në Turqi

  • S.A /
  • 14 February 2023 - 12:25
Calhanoglu  flet  i tronditur për tërmetin në Turqi

E tërë bota këto ditë i ka sytë kah Turqia dhe nga Siria, të cilat u goditën nga tërmetet e tmerrshme, të cilat i lanë dhjetëra mijëra të vdekur. E të tronditur mbi të gjitha kanë mbetur edhe ata që vijnë nga këto dy vende.

Hakan Calhanoglu është futbollist turk, i cili luan në Itali për Interin, shkruan “Kosova Sot Online ".

Ai i ka përshkruar si të tmerrshme pamjet që i ka parë nga vendi i ngjarjes përmes mjeteve elektronike, ndërsa i ka falënderuar ata që e ndihmuan atdheun e tij në momentet më të vështira, ndoshta edhe në histori të tij.

“I falënderoj të gjithë shokët e skuadrës dhe familjen e Interit, të cilët më kanë qëndruar afër. Kam marrë shumë mesazhe nga tifozët. E kemi përjetuar një termet mjaft të fortë. Të shohësh pamje të tilla nuk është e lehtë. Jemi duke bërë gjithçka për t’i ndihmuar këta persona. Duhet të bëhemi bashkë për të dalë sa më shpejt nga kjo situatë”, deklaroi ish-futbollisti i Milanit. Në mesin e shumë viktimave në Turqi ka edhe sportistë, të cilët nuk ia dolën të mbijetonin pasi përfunduan nën rrënoja të ndërtesave.

(Kosova Sot Online )