Interi akome vazndon me planin e tij se si ta transferojë Kessien

  • S.A /
  • 14 February 2023 - 13:03
Interi akome vazndon me planin e tij se si ta transferojë Kessien

Gjiganti katalunas po planifikon të ndahet me disa lojtarë gjatë verës që vjen, posaçërisht me ata që i kanë rrogat e larta. E interesimi i skuadrave evropiane për ish-futbollistin e Milanit nuk po mungon. Mediat italiane raportojnë se përfaqësuesin e Bregut të Fildishtë po e kërkon Interi, përcjell “Kosova Sot ONline ".

26 vjeçari nuk është ambientuar si duhet në “Camp Nou” dhe mungesa e hapësirës aty mund ta shtyjë atë që të largohet prej Katalunisë.

Krahas Italisë, Kessie e ka në opsion edhe Premierligën, aty ku e do mbi të gjitha Tottenhami.Por, mesfushori kreativ është ambientuar në të kaluarën në Serie A dhe mund ta zgjedh opsionin Inter, ku do të kishte mundësi të luajë rregullisht dhe pse jo, edhe të shkëlqejë me Zikaltrit. 

(Kosova Sot Online )