Sergio Ramos e humb kontrollin dhe bën gjest të shëmtuar, e shtyn fotografin pas lojës PSG – Bayern

  • S.A /
  • 15 February 2023 - 12:44
Sergio Ramos e humb kontrollin dhe bën gjest të shëmtuar, e shtyn fotografin pas lojës PSG – Bayern

Sergio Ramos ka qenë protagonist i një gjesti të shëmtuar mbrëmë. Pas ndeshjes mes Paris Saint-Germainit dhe Bayern Munichut, futbollisti spanjoll doli nga kontrolli derisa ishte duke u përshëndetur me tifozët parisienë prapa portës. Në fakt, ish-futbollisti i Real Madridit e kritikoi fillimisht një fotograf, që i ishte afruar shumë nga prapa, ndërsa më pas e bëri gjestin skandaloz duke e shtyrë me krejt fuqinë një fotograf tjetër, i cili po e kryente punën e tij. 

Ky veprim anti-sportiv i përfaqësuesit spanjoll është kritikuar me të madhe në rrjetet sociale, derisa në këtë veprim ka mundur të ndikonte edhe nervoza që e kishte ai pas humbjes nga gjiganti bavarez në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve. Ramos ka qenë gjithmonë lojtar i ashpër dhe ka ditur të fjaloset dhe të kacafytet me lojtarët kundërshtarë, por një veprim i tillë nuk është parë asnjëherë më herët.

https://gorilla.cdnja.co/v/g1/g16jP.mp4?token=ELKwBLec5hCUadTY0pfcqA&expires=1676461661

(Kosova Sot Online )