Zbardhen edhe notat e lojtarëve pas përfundimit të ndeshjes: Juventus 1-1 Nantes, vlerësohen Di Maria dhe portieri mysafir

  • S.A /
  • 17 February 2023 - 08:38
Zbardhen edhe notat e lojtarëve pas përfundimit të ndeshjes: Juventus 1-1 Nantes, vlerësohen Di Maria dhe portieri mysafir

Ka përfunduar me rezultat të barabartë ndeshja ndërmjet Juventusit dhe Nantes, e vlefshme për Ligën e Evropës.Edhe pse rezultati ishte i barabartë, Bianconerët ishin për një nuancë më të mirë se skuadra franceze, ashtu që kanë marrë notë mesatare më të lartë, përcjell "Kosova Sot Online".

Angel di Maria është futbollisti më i vlerësuar te Zonja e Vjetër dhe në përgjithësi në ndeshje, kurse te mysafirët më i miri ishte portieri Alban Lafont.

Portieri i bardhezinjve, Wojciech Szczesny, është në mesin e lojtarëve me notat më të ulëta.

SofaScore e ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Juventus 1-1 Nantes.

(Kosova Sot Online )