Në Kosovën e lirë aparati shtetëror ra në duar të atyre që e rrezikuan seriozisht edhe statusin politikë të shtetit

Në Kosovën e lirë aparati shtetëror ra në duar të atyre që e rrezikuan seriozisht edhe statusin politikë të shtetit
Në Kosovën e lirë aparati shtetëror ra në duar të atyre që e rrezikuan seriozisht edhe statusin politikë të shtetit

Skender Mulliqi

  • 16 February 2023 - 15:29

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

 

Aktorët tanë të politikës në vend të ndërtimit të shtetit, shumë e demontuan atë ,nga mos dija e nga lakmia , duke mos ndërtuar institucione kurrë stabile. Jo që nuk është bërë asgjë në Kosovë, por është fakt që ka mundur të bëhet për këto 23 vite, të shtegtimit në liri, shumë më shumë. Mbetëm pa Shengen viza, mbetem të varfëruar dhe të pa evropianizuar edhe pse Kosova është në zemër të Evropës. I gjithë aparati shtetëror ra në duar të atyre që e rrezikuan seriozisht edhe statusin politikë të shtetit . Kjo po na përplaset fuqishëm për koke .Ne optikën e gjithë kësaj, në kuptimin politik të fjalës kemi dy grupe themeltare : në ata që e drejtuan shtetin, e nuk e mbrojtën mirë , dhe në grupin e dytë kemi, shumicën të cilët po kërkojnë më ngulm që mos të rrënohet shteti.

 

Secili prej nesh duhet të kemi qëndrime pozitive nëse vërtetë e duam shtetin. Shteti nuk duhet të na vjen si metaforë, të na bëhet për një çast banane, për një rast tjetër mish tryeze , dhe ndonjë rast të tretë – “leshë i Marisë”?! Nga pa shkathtësitë tona , shumë çka po shkatërrohet në vend që të ndërtohet edhe atë mirë .Makinacionet e ndryshme korruptive, kanë bërë që jeta të bëhet jo e mirë për shumicën, e disa fatkeq edhe po merren më kontenjera. Ne çdo shtet demokratik ku ka një gjendje të tillë, qeveritë shkojnë në shtëpi. Ne Kosovë po të shpërthen flaka të shprehem në mënyrë figurative për të katër anët , pesë para si jap kush?! Qeveritë deri te kjo e fundit, ishin qeveri të pa afta për ti avancuar proceset përpara. Asnjë formacion politike nuk e dha provimin e shtet ndërtimit dhe mirëqenies si duhet. Sikur u orkestrua gjithçka për përfitime personale , që është jashtë çdo logjike të shëndoshë! Nuk kemi guxuar të luajmë bixhoz më vlera, nuk kemi guxuar të luajmë më gjakun e dëshmorëve të kombit, të cilët sot pushojnë në çdo cep të Kosovës. Sikur po vjenë në shprehje një thënie e huaj ”Shteti është fatkeqësi kur ekziston”. Kjo logjikë ka ardhur koha të ndryshohet pozitivisht në Kosovë, e që shteti të na bëhet Krenaria dhe Lumturia Jonë! Shteti i Kosovës, u përballë një kohë të gjatë më krizë kadrovike politike. Nuk pamë njerëz profesionistë në pushtet, dhe as në resorë të shtetit! Ende është i mbushur aparati shtetëror më familjarë, ilaka, militantë partiakë ku u apstrahua gati në tërësi kualifikimi përkatës profesional. Kuadri po na mungon në institucione vitale të shtetit. Ende po përballemi me mediokritete, kameleon, më njerëz servil , poltron…Shumë e pakëndshme është kur në jetën publike dëgjojmë kur dikush ka“përparuar”, vetëm pse është djalë apo ilake e ngushtë e ndonjë shtetari më ndikim, apo që është ngritur mbi bazat e nepotizmit, klienteles, mbi bazat regjionale e patriarkale, dhe mbi çdo bazë tjetër ataviste! Mu për atë që shumë kohë u përballem dhe ende po përballemi më shoqëri , dhe institucione jo stabile! Kosovës i duhen institucione të qëndrueshme , më njerëz të qëndrueshëm dhe të mençur, më ekspert të çdo lëmi , më njerëz më vizione dhe më ide progresive,që Kosovën e integrojnë në strukturat euroatlantike. Kosova duhet te spastrohet nga njerëzit e pa ngopshim për pushtet dhe te mira materiale. Duhet të lirohet nga te gjithë ata, të cilët na izoluan, varfëruan dhe po na largojnë nga vendi. Kosova duhet të lirohet nga strukturat burokratike, të lirohet nga koketuesit me pushtetin e Serbisë hegjemoniste, duke e bërë kështu edhe hapjen e dosjeve politike! Është mirë që më në fund është aprovuar në Kuvend ,ligji për konfiskimin e pasurive të paligjshme. Kosova të lirohet përfundimisht edhe nga ndasitë partiake dhe ideologjike, që shumë sherr janë duke na bërë!

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".