Lexoni edhe:
Zbardhen edhe notat e lojtarëve pas përfundimit të ndeshjes: Juventus 1-1 Nantes, vlerësohen Di Maria dhe portieri mysafir
Pedri do të jetë mungesë e madhe e Barcelonës deri në pesë javë. Ekzaminimet mjekësore kanë lënë të kuptohet se mesfushori i talentuar nuk do të jetë në dispozicion të katalonasve në pesë javët e ardhshmë, shkruan "Kosova Sot Online".
Kësisoj, ai do të humbasë ndeshjet e rëndësishme ndaj Manchester Unitedit në Angli dhe në udhëtim ndaj Real Madridit në kuadër të Kupës së Mbretit.
Pedri e mori një lëndim mbrëmë në ndeshjen ndaj Manchester Unitedit në Ligën e Evropës, me ç’rast u detyrua të largohej qysh në pjesë të parë.
(Kosova Sot Online )