Sportistë për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri, FIFA dhuron 1 milion dollarë ndihmë

  • S.A /
  • 17 February 2023 - 12:31
Sportistë për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri, FIFA dhuron 1 milion dollarë ndihmë

Fondacioni FIFA do të ofrojë 1 milion dollarë ndihmë humanitare urgjente pas tërmeteve në Turqi dhe Siri, të cilët kanë marrë jetën e mbi 42,000 njerëzve dhe kanë lënë shumë të tjerë pa strehë në temperaturat e ngrira, shkruan "Kosova Sot Online ".

Pas konsultimeve me Federatën Turke të Futbollit (TFF) dhe Federatën Siriane të Futbollit (SFA), së bashku me organizatat joqeveritare ndërkombëtare dhe vendase (OJQ), ndihma do të përdoret për blerjen dhe shpërndarjen e sendeve thelbësore humanitare, si dhe për të ofruar strehim dhe mbrojtje emergjente dhe të përkohshme.

FIFA do të vazhdojë të bashkëpunojë me TFF dhe SFA, duke monitoruar situatën dhe duke vendosur për veprime të mëtejshme.

Fondacioni FIFA u krijua në vitin 2018 duke ilustruar përkushtimin e fortë të FIFA-s për t’u kthyer dhe për të bërë një ndikim pozitiv në shoqëri.

(Kosova Sot Online )