Pritjes po i vije fundi, Maignan do të rikthehet në sfidën ndaj Tottenhamit

  • S.A /
  • 17 February 2023 - 12:44
Pritjes po i vije fundi, Maignan do të rikthehet në sfidën ndaj Tottenhamit

Pritjes po i vije fundi, Maignan do të rikthehet në sfidën ndaj Tottenhamit, shkruan "kosova Sot Online". 

Mike Maignan ka qenë padyshim mungesa më e madhe e Milanit në muajt e fundit. Për herë të fundit portieri francez luajti më 18 shtator ndaj Napolit dhe që nga ajo ndeshje ai ka qëndruar jashtë shkaku i lëndimit. Por pritjes së madhe të tifozëve të Milanit i ka ardhur fundi dhe Maignan pritet së shpejti të rikthehet në portë.

27-vjeçari është duke u rikuperuar dhe rikthimi i tij pritet të bëhet në muajin mars. Ndeshja kthyese në Ligën e Kampionëve ndaj Tottenham Hotspur po shihet si idealja që Maignan të rikthehet në portë. Por nuk përjashtohet mundësia që francezi të rikthehet edhe një javë më herët, në Serie A, ku më 4 mars Milani përballet me Fiorentinën. 

(Kosova Sot Online )