Historia e trishtë e Christian Atsu: Një natë para tërmetit shënoi gol dhe pak orë para tërmetit e anuloi fluturimin

  • S.A /
  • 20 February 2023 - 12:23
 Historia e trishtë e Christian Atsu: Një natë para tërmetit shënoi gol dhe pak orë para tërmetit e anuloi fluturimin

Christian Atsu ishte njëri nga dhjetëra mijëra viktimat e tërmetit shkatërrimtar që e goditi Turqinë dy javë më parë. Futbollisti afrikan po e shijonte një moment magjik një natë para tërmetit.

Ai kishte luajtur për Hataysporin në fundjavë dhe e kishte shënuar golin e fitores në minutën e 98-të, ndërsa në mëngjesin e së hënës Turqinë e goditi tërmeti i tmerrshëm,transmeton "Kosova Sot Online".

Madje, ky gol kishte bërë që Atsu ta anulonte fluturimin me aeroplan, të cilin e kishte të planifikuar pak orë para tërmetit dhe kishte vendosur të qëndronte në Turqi. Ish-futbollisti i Premierligës ishte i pafat pasi përfundoi në rrënoja, ndërsa trupi i tij i pajetë u gjet pak ditë më parë, ndërsa u dërgua më pas në vendlindjen e tij në Ganë për t’u varrosur.

Ish-futbollisti i Portos, Chelseat, Evertonit, Bournemouthit dhe Newcastlet i kishte zhvilluar 65 ndeshje për Kombëtaren e Ganës, ndërsa e kishte ndihmuar këtë ekip të shkonte deri në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës dhe ai ishte zgjedhur futbollisti më i mirë i turneut.

(Kosova Sot Online )