Kandidati për president të Serbisë, rivali i Vuçiqit, Nikola Sanduloviç,përkulet në Prekazin legjendar dhe kërkon ndjekjen e kriminelëve të luftës

Kandidati për president të Serbisë, rivali i Vuçiqit, Nikola Sanduloviç,përkulet në Prekazin legjendar dhe kërkon ndjekjen e kriminelëve të luftës
Kandidati për president të Serbisë, rivali i Vuçiqit, Nikola Sanduloviç,përkulet në Prekazin legjendar dhe kërkon ndjekjen e kriminelëve të luftës

Muhamet Kelmendi

  • 20 February 2023 - 08:16

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Me atë pjesëmarrje dhe thirrje të Sanduloviqit në përvjetorin ë pavarësisë së Kosovës, u bë kritika më e madhe ndaj Qeverisë serbe dhe vetë faktorit ndërkombëtar, duke bërë thirrje për ndryshim të qasjes. Kështu del në shesh politika e gabuar e BE-së dhe e SHBA-ve në raport me Serbinë dhe me Kosovën. Kërkohet dënimi i shtetit serb.

-Sandulovic kërkoi ndryshimin politikës ndaj Serbisë dhe dënimin e krimeve serbe. Në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Nikola Sadullovic, morri pjesë në festim dhe shkoi edhe në vizita tek varret e heronjve. Në homazhet e bëra në Prekaz morri pjesë edhe Sandulloviç. Ai kërkoi falje ndaj popullit shqiptar për krimet serbe të regjimit të kaluar. Sanduloviq bëri edhe thirrje të hapur ndaj faktorit ndërkombëtar që të ndryshon qasjen politike dhe diplomatike ndaj Serbisë së Aleksandër Vuçiqit. Epiqendra e thirrjes ishte edhe ndjekja e kriminelëve serbe për krimet e luftës në Kosovë.

Ky veprim i Sandulloviçit i ka disa anë që duhet theksuar: 1. Personalisht jep shembull se si duhet një udhëheqje e një shteti, sikurse është Serbia me Vuçiqin kryetar, me u sjellë ndaj popullit që e ka dhunuar dhe bërë krime të luftës. 2. Tregon se politika e faktorit ndërkombëtar kundruall Serbisë është e gabuar dhe se duhet të ndryshon qasjen politike e diplomatike. 3. Tregon se për krimet e luftës në Kosovë ende nuk kemi përgjegjësi individuale dhe kolektive të kriminelëve në Serbi. 4. Bënë kritike ndaj faktorit ndërkombëtar pse i ka" harruar" krimet dhe gjenocidin serbomadh ndaj shqiptarëve dhe 5. Jep shembull se si duhet për dhunën dhe krimet e luftës, si dhe për vrasjet dhe masakrat, përkatësisht për gjenocidin serb, të kërkohet falje nga shteti serb ndaj shqiptarëve në Kosovë. Është mirë se si një personalitet serb morri pjesë në festimin e Pavarësisë së Kosovës, duke dënuar dhunën dhe duke kërkuar falje. Kjo është pozitive. Megjithatë thirrjet e tilla mbesin dhe janë individuale. Por, ajo që duhet të ripërsëritet, është kritika ndaj qeverisë në Beograd dhe thirrja ndaj faktorit ndërkombëtar për të ndryshuar politikën ndaj Beogradit. Faktori ndërkombëtar del kështu edhe nga ky personalitet serb se po bënë gabim.

Këtu janë tri çështje: a. Tolerimi dhe anashkalimi i krimeve serbe gjatë luftës çlirimtare në Kosovë, duke bashkëpunuar me klikën e Millosheviçit, si dhe duke mos i ndjekur kriminelët serbe. b. Bashkëpunimi i faktorit ndërkombëtar me kriminelin Aleksandër Vuçiq dhe b. Vënia në pytje e pavarësisë së Kosovës me asociacion,që nënkupton ndarjen e vendit. Me atë pjesëmarrje dhe thirrje të Sandulloviqit u bë kritika më e madhe ndaj Qeverisë serbe dhe vetë faktorit ndërkombëtar, duke bërë thirrje për ndryshim të qasjes. Kështu del në shesh politika e gabuar e BE-së dhe e SHBA-ve në raport me Serbinë dhe me Kosovën. Kërkohet dënimi i shtetit serb.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".