Graham Potter ka rekordin më të keq se çdo trajner që ka pasur Chelsea

  • S.A /
  • 20 February 2023 - 16:12
Graham Potter ka rekordin më të keq se çdo trajner që ka pasur Chelsea

Graham Potter ka rekordin më të keq se çdo trajner i Chelseat në Ligën Premier. Dhe së shpejti mund të përkeqësohet situata për strategun nën presion, ndërsa ai përgatitet për një seri ndeshjesh të vështira.

Ekipi i drejtuar nga Potter pësuan një disfatë të hidhur kundër Southamptonit të shtunën në Stamford Bridge – humbja e tij e gjashtë në 17 ndeshje, përcjell "Kosova Sot Online ". 

Nga ato ndeshje, vetëm pesë kanë qenë fitore.

Dhe Potter ka arritur të marrë vetëm dy fitore në 14 përballjet e fundit në ligë.

Kjo e lë atë me një përqindje të mjerueshme fitoresh prej vetëm 29.4 për qind – më e ulët se çdo trajner në histori të Chelseat. 

Image

(Kosova Sot Online )