PSG-ja po planifikon ta rikthejë trajnerin Tuchel

  • S.A /
  • 21 February 2023 - 10:19
PSG-ja po planifikon ta rikthejë trajnerin Tuchel

Paris Saint-Germaini është i vendosur për ta rikthyer trajnerin Thomas Tuchel. Gjiganti francez e ka ndërmend t’ia japë trajnerit gjerman ekipin në dorë për herë të dytë, njofton mediumi britanik “Evening Standard”, përcjell “Kosova Sot Online ". Kampioni francez po planifikon t’i ndajë rrugët me trajnerin Christophe Galtier, mbi të gjitha pas humbjes në shtëpi nga Bayern Munichu në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve, por edhe pas disa humbjeve në kampionat.

Prandaj, gjithnjë e më shumë po shtohen zërat për një rikthim të ish-trajnerit të Chelseat në “Parkun e Princave”.

Momentalisht, Tuchel është i lirë pasi ishte larguar nga Chelsea. 

(Kosova Sot Online )