
Lexoni edhe:
Ancelotti: Tek 2:0 e mendova sfidën me Cityn, nuk ka marrë fund ende asgjë
Superliga e futbollit do të rikthehet sot me xhiron e 21-të të saj. Tri ndeshje zhvillohen sot dhe dy të tjera nesër për ta kompletuar këtë xhiro të mesjavës, shkruan "Kosova sot Online"..
Pa dyshim, dueli kryesor i sotëm dhe i krejt xhiros do të jetë ai mes Prishtinës dhe Dritës. Kryeqytetasit e nisën mjaft dobët pjesën pranverore të sezonit me dy humbje, ndërsa nuk kanë më vend për gabime nëse duan ta synojnë vendin e tretë, i cili çon në Evropë. Nga ana tjetër, gjilanasit, edhe pse s’do të mundë të llogarisin në tifozët e tyre, po ashtu do t’i kërkojnë tri pikë pasi kanë mbetur tri pikë prapa liderit Ballkani.
Ancelotti: Tek 2:0 e mendova sfidën me Cityn, nuk ka marrë fund ende asgjëLexoni edhe:
Andaj, na pret një lojë mjaft interesante, ku të gjitha rezultatet janë të mundshme. Ndërkohë, sot do të luhen edhe dy ndeshje të tjera. Drenicës i nevojitet fitorja ndaj Gjilanit për t’i ikur sadopak pjesës së poshtme të tabelës pasi Kuqezinjtë aktualisht e shohin veten në pozitën e parafundit. Kurse, gjilanasit gjenden në vendin e tretë dhe duan ta “blindojnë” këtë pozitë deri në fund, (duke e pasur parasysh që Ballkani e Drita janë shkëputur) për të luajtur në Evropë. Ndërkaq, Malisheva do të jetë mikpritëse e Ferizajt, në derbin e ekipeve të fundit të tabelës. Të tria ndeshjet do të fillojnë në orën 13:00.
(Kosova Sot Online )