Benzema "mendjemadh" : Duam ta fitojmë prapë Ligën e Kampionëve

  • S.A /
  • 22 February 2023 - 11:53
Benzema

Karim Benzema ndihet mjaft i lumtur me fitoren e mbrëmshme ndaj Liverpoolit në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve. Sulmuesi francez kontribuoi me dy gola në fitoren 5:2, krahas dy të tjerave të realizuara nga Vinicius Junior dhe një tjetër të Eder Militaos.  Fituesi i fundit i Topit të Artë ka arritur suksese të jashtëzakonshme në karrierë, por duket se nuk është ngopur ende, shkruan “Kosova Sot Online ".

Përfaqësuesi i deridjeshëm francez synon ta çojë lart përsëri trofeun e Championsit.

“Ishte një natë e rëndësishme, dua t’ia dedikoj këtë paraqitje presidentit tonë të nderit, Amancio. Kjo fitore është për të nga ana e jonë. Luajtëm me personalitet dhe me produktivitet të golit. Duam ta fitojmë prapë Ligën e Kampionëve. I dhamë jetë një loje fantastike edhe për ata që na shikuan. Fillimi ishte i keq, tifozët në Anfield na vunë nën presion, por më pas është parë Real Madridi i vërtetë”, deklaroi fillimisht Benzema.

“Ishim gati përballa një ndeshjeje të madhe, ishim duke humbur 0:2 dhe dëshironim më shumë. Një gol mund të ndryshojë gjithçka dhe kjo ndodhi falë Vinicius. Dua t’i falënderoj tifozët tanë që sonte ishin lojtari ynë i 12-të. Tash na pret një ndeshje e madhe në Bernabeu”, përfundoi sulmuesi francez.

Benzema e shënoi golin e gjashtë kundër Liverpoolit, më shumë se çdo lojtar tjetër në Ligën e Kampionëve.

Francezi i ka shënuar 4 gola veç në “Anfield Road”, më shumë se çdo lojtar tjetër kundërshtar i Liverpoolit në këtë kompeticion. 

(Kosova Sot Online )