Situata alarmante në republikën e Kosovës, “murtaja e bardhë” sëmundje e rëndë demografike e importuar tash e 15 vite pas pavarësisë nga klasa e korruptuar politike

Situata alarmante në republikën e Kosovës, “murtaja e bardhë” sëmundje e rëndë demografike e importuar tash e 15 vite pas pavarësisë nga klasa e korruptuar politike
Situata alarmante në republikën e Kosovës, “murtaja e bardhë” sëmundje e rëndë demografike e importuar tash e 15 vite pas pavarësisë nga klasa e korruptuar politike

Gani Qarri

  • 22 February 2023 - 07:30

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Partitë opozitare sa ishin në pushtet, me korrupsion, hajni, zhvatje, krim të organizuar, nepotizëm dhe padrejtësi të formave më primitive, ishin ato, që vranë pariparueshëm shpresën e qytetarëve, kurse sot pa fije turpi, morali njerëzor, as etike politike, të gjitha fatkeqësitë që ata ia shkaktuan këtij vendi, përpiqen t`ia veshin një partie të vetme politike, ani pse të gjitha sfidat dhe problemet, Qeveria aktuale i ka trashëguar, pikërisht nga keq qeverisja e koalicioneve të kaluara PDK,LDK,AAK, Nisma "bombastike" e Fatmir Limajt etj, duke u pasuruar kundërligjshëm për veti, izoluar hermetikisht vendin dhe shkatërruar mundësinë e jetesës së qytetarëve në vend të vetin.

-Ekspertët e demografisë së Kosovës, në analizat e tyre, me arsye kanë alarmuar se vetëm në 15 vitet e pas shpalljes së pavarësisë e deri më sot Kosovën e kanë braktisur mese 375 mijë persona, vite që mjerisht kanë shënuar shifra kaq të larta të ikjes së popullsisë dhe trendin alarmues të zbrazjes së vendit, që po ballafaqohet me probleme dhe sfida të cilave fatkeqësish as nuk po u shihet fundi. Ndaj habit pa masë fakti meskin i lojës së ndytë, të ish pushtetarëve që me dështimet e tyre politike, ekonomike dhe sociale, gjatë gjysmë-mandateve të koalicioneve dhe bashkëqeverisjeve kaotike të tyre, në të cilat i përsëritnin zgjedhjet çdo dy vite, e bënë të pamundur mbijetesën e shqiptarëve në vend të vet.

Partitë opozitare, me korrupsion, hajni, zhvatje, krim të organizuar, nepotizëm dhe padrejtësi të formave më primitive, ishin ato, që vranë pariparueshëm shpresën e qytetarëve, kurse sot pa fije turpi, morali njerëzor, as etike politike, të gjitha fatkeqësitë që ata ia shkaktuan këtij vendi, përpiqen t`ia veshin një partie të vetme politike, ani pse të gjitha sfidat dhe problemet, Qeveria aktuale i ka trashëguar, pikërisht nga keq qeverisja e koalicioneve të kaluara PDK,LDK,AAK, Nisma "bombastike" e Fatmir Limajt etj, duke u pasuruar kundërligjshëm për veti, izoluar hermetikisht vendin dhe shkatërruar mundësinë e jetesës së qytetarëve në vend të vetin. Kështu medoemos që lind pyetja e patejkalueshme se me çfarë të drejte morale, politike e njerëzore, opozita e inkriminuar e cila përveç dështimit në qeverisje të vendit, shkatërrimit të perspektivës e standardit të mirëqenies për qytetarët dhe pamundësimit të mbijetesës së shqiptarëve në vend të vet, mungesa këto të cilat stimuluan me të madhe migrimin dhe de popullimin e shtetit të Kosovës, e cila i la Kosovës kopil në derë edhe "zajednicën" kundër kushtetuese një etnike serbe, jo vetëm duke e nënshkruar dy herë, por edhe duke e miratuar më shumicën dërmuese të votave në Kuvend në kooketim edhe me "listën serbe", dorën e zgjatur të Vuçiqit në Kosovë, ani pse marrëveshja e tyre meskine me Serbinë, shkelte në 23 nene ligjore Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ende kanë fytyrë të hedhin koritka të vazhdueshme kundër Qeverisë Kurti, duke dashur ti mbulojnë marret e veta, të cilat nuk i lanë as deti.

Siç dihet, faktorët që kanë ndikuar në këtë trend negativ, të ikjes së qytetarëve nga Kosova, janë kryesisht problemet ekonomike, sociale, politike, arsimore, shëndetësore, juridike, të sigurisë si dhe sjelljet devijante shoqërore, si nepotizmi, korrupsioni, mos respektimi i meritokracisë si vlerë etj, ku të gjitha këto së bashku kanë shkaktuar humbjen e shpresës te një numër i madh i popullsisë së Kosovës sidomos te të rinjtë të cilët fatkeqësisht nuk shohin perspektiv as mundësi jetese në vendin e tyre, në Kosovë. Ky është një konstatim serioz që flet publikisht, se humbja e perspektivës është dëmi më i madh që qeveritë e kaluara i kanë shkaktuar popullatës së Kosovës me efektet më negative të mundshme dhe atë, në të gjitha sferat e jetës duke mos përjashtuar edhe shpopullimet dhe rëniet demografike, veçanërisht nga ikja masive e të rinjve. Edhe sipas ekspertëve të kësaj fushe, proceset demografike nuk zhvillohen të izoluara e jashtë rrjedhave shoqërore, por në varësi të ndërsjellë edhe të faktorëve biologjik, ekonomik, social, politik, historik, psikologjik, hapësinor etj. Prandaj, për pasojë të zhvillimeve të pafavorshme në të gjitha fushat e lartpërmendura, sot Kosova ndodhet para ndryshimeve radikale edhe në profilin e saj demografik, e këtë më së miri e argumentojnë faktet publike, se: në njërën anë kemi zvogëlim drastik të numrit të lindjeve dhe shtimit natyror, kurse në anën tjetër emigrimet selektive, ku popullsia e mbetur po plaket me trendë të përshpejtuar. Kështu që sot situata, fatkeqësisht është aq e pafavorshme, sa që mjerisht mund të përcaktohet edhe si krizë demografike, madje edhe nëse statistikat flasin për "shtimin" pozitiv natyror të popullsisë, ai devalvohet shumë rëndë, nga trendët në rritje të migrimit dhe për pasojë defakto, lindjet e reja në Kosovë po zvogëlohen gjithnjë e më tepër.

Në Kosovë në 15 vitet e pavarësisë raportohet se kanë lindur rreth 380 mijë foshnje, në të njëjtën përudh kanë vdekur mbi 121 mijë persona, por kanë emigruar rreth 375 mijë banorë, që është numër i përafërt me atë të lindjeve Megjithëse shtimi natyrorë, mund të thuhet se është, minimalisht pozitiv, emigrimet e mëdha kanë ndikuar që popullsia e Kosovës, jo vetëm të stagnoi, por edhe të bie me tendenca të vazhdueshme të zvogëlimit. Pra të gjitha statistikat janë tepër alarmante, nga vet fakti se siç zbulojnë edhe raportet, në vitin 2008, në Kosovë kishte 34399 lindje, kurse në vitin, në 2021 numri bie në vetëm 22830 lindje, që nënkupton se që nga shpallja e pavarësisë e deri me sot trendët e zvogëlimit të lindjeve janë shqetësuese. Këtë më së miri e argumenton edhe fakti se përmasat e zvogëlimit të numrit të lindjeve në Kosovë, nga viti 2008, kur brenda ditës kanë lindur mesatarisht 94 foshnje, në vitin 2021 ky numër zvogëlohet në vetëm 62 sosh, gjë që dëshmon se gjatë periudhës së pavarësisë lindshmëria në Kosovë, është zvogëluar për hiq më pak se 33.6%, apo me 2.3% zvogëlim vjetor. Po ashtu, tepër e dështuar mbetet edhe përkujdesja sociale e shëndetësore në vend, e cila ka ndikuar në shtimin e numrit të vdekjeve në raport me atë të lindjeve dhe në të njëjtën periudhë në Kosovë kanë vdekur rreth 122 mijë banorë, që tregon se numri i rasteve të vdekjeve gjatë kësaj periudhe ka shënuar trendë te rritjes.

Dhe përderisa në vitin 2008 në Kosovë kanë vdekur 6852 persona, në vitin 2021 kjo shifër gati dyfishohet për të arritur në 13019 persona, apo thënë më ndryshe, përderisa në vitin 2008 brenda ditës, në Kosovë kanë vdekur mesatarisht rreth 19 persona, në vitin 2021 numri mesatar i të vdekurve brenda ditës arrin në 36 sosh. Edhe shtimi natyror i popullsisë në 15 vite pavarësi në Kosovë ishte vetëm 258 mijë banorë, që është dukshëm më i ulët se emigrimet nga vendi, në të njëjtën periudhë, gjë që e bënë gjendjen demografike edhe më alarmante, ngase trendi i rënies së shtimit natyror është edhe më i shpejtë se sa numri i lindjeve në Kosovë. Dhe përderisa në vitin 2008 popullsia e Kosovës shtohej për 27547 banor të rijnë, në vitin 2021 shtimi natyror bie në 9811` banorë! Krejt kjo dëshmon se ky është një alarm shumë serioz për Qeverinë dhe partitë politike në vend, që me masa parandaluese dhe politika stimuluese ekonomike e sociale të ndikojnë në parandalimin e zbrazjes dhe të varfërimit të shtetit, nga trendët në rritje të migrimit dhe të de popullimit marramendës të Kosovës. Për aq më tepër, sa i përket emigrimit, gjendja mundë të përkeqësohet edhe më tepër, nga momenti i liberalizimit të vizave dhe bashkimit të Kosovës me BE, e cila mundë të nxis valë në rritje të emigrimeve duke pasur parasysh faktin se Kosova ngel prapa vendeve të BE-së në sferën socio-ekonomike, pasi që një ndër faktorët kryesor të migrimeve është edhe kushtet e jetesës dhe dallimi në të ardhura në mes vendeve të prejardhjes dhe atyre mikpritëse.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".