Wanda Nara tregon hapur sa herë ka fjetur me Maradonën!

  • S.A /
  • 22 February 2023 - 12:07
Wanda Nara tregon hapur sa herë ka fjetur me Maradonën!

Wanda Nara, bashkëshorte dhe menaxhere e Mauro Icardit, u është përgjigjur shumë pyetjeve “me spec” në një intervistë që e dha për “Rai 2” në Itali. Bukuroshja argjentinase ndër të tjera është pyetur edhe për marrëdhënien seksuale të shumëpërfolur me legjendën argjentinase, Diego Armando Maradona.

“Nuk kam qenë kurrë me të. Është e vërtetë që kam përfunduar në shtëpi të tij, në një festë. E kam kuptuar që kjo ishte gjëja që do të më bënte të famshme. Nuk kam arritur kurrë të flisja me të”, u shpreh fillimisht ajo.

Nara ka folur edhe për tradhtinë, duke u zotuar se nuk e ka tradhtuar asnjëherë bashkëshortin e saj, futbollistin e Galatasarayt, Icardi. Është përfolur për lidhje të saj jashtëmartesore me futbollistin e Interit, Marcelo Brozovic dhe me ish-lojtarin e këtij klubi, Keita Balde, por ajo kategorikisht i ka mohuar këto spekulime. Ndërsa, sa i përket tradhtisë që thuhet se ia ka bërë Icardi me bukuroshen China Suarez, ajo thotë se burri i saj është i pashëm dhe i dashur për femrat, por që nuk e di askush se çka ka ndodhur mes tyre. Ajo thotë se ka raport të mirë me ish-bashkëshortin e saj, Maxi Lopez, me të cilin ka fëmijë, por që Icardi dhe Lopez vazhdojnë të mos flasin më. Muaj më parë tha që ishte ndarë me Icardin, por tash Wanda Nara konfirmon se vazhdon të jetë bashkëshorte e tij. 

(Kosova Sot Online )