Neymar “ua gjuan topin” dy sportisteve binjake braziliane, zbulohet përgjigja që e mori

  • S.A /
  • 22 February 2023 - 12:25
Neymar “ua gjuan topin” dy sportisteve binjake braziliane, zbulohet përgjigja që e mori

Key e Keyt Alves janë dy motra volejbolliste, të cilat luajnë në Brazil. Madje, njëra prej tyre luan edhe për Kombëtaren braziliane, ndërsa janë mjaft të ndjekura në rrjetet sociale dhe në OnlyFans, një platformë për të rritur, "Kosova Sot Online".

E ato i ndjek edhe futbollisti brazilian, Neymar. Madje, sportistet braziliane kanë zbuluar se futbollisti i Paris Saint-Germainit ka kontaktuar dhe është munduar të lidhet me të dyja.

“Ai po fliste me motrën time para se ta niste një lidhje. Më pas, u nda nga ajo dhe më shkroi edhe mua, si të mos kishim folur ne të dyja me njëra tjetrën”, deklaroi Key Alves.

Kur e mori refuzimin nga ajo, përfaqësuesi brazilian i ishte përgjigjur: “Kushedi? Ndoshta mund të përfundoj në shtrat me të dyja…”.

Sidoqoftë, Neymar ka mbetur duarthatë pasi e mori refuzimin e njërës prej motrave sportiste braziliane. 

(Kosova Sot Online )