Liga e Evropës zhvillon sot ndeshjet kthyese, vëmendja në Old Trafford

  • S.A /
  • 23 February 2023 - 09:05
Liga e Evropës zhvillon sot ndeshjet kthyese, vëmendja në Old Trafford

Sot, e enjte,  janë në orar për t’u zhvilluar tetë ndeshjet kthyese në fazës së 1/16-tës në Ligën e Evropës.Pas emocioneve të Ligës së Kampionëve gjatë të martës dhe mërkurës, tani radha është për emocionet e garës së dytë elitare evropiane për klube, shkruan "Kosova Sot Online ".

Pasi zhvilluan ndeshjet e para gjatë javës së kaluar, Liga e Evropës tani zhvillon ndeshjet kthyese të fazës së 1/16-tës.

Ndeshja më interesante padyshim se është ajo në mes të Manchester United dhe Barcelonës, e cila zhvillohet në Old Trafford dhe gjithçka është e hapur pasi ndeshja e parë u mbyll me rezultat 2-2.

Gjiganti italian, Juventusi gjithashtu do ta kërkoj kalimin tutje në udhëtimin e tyre në Francë të Nantes, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Itali. Takime interesante pritet të jenë edhe ato mes Union Berlin dhe Ajaxit, PSV Eindhoven-Sevilla, Roma-RB Salzburg dhe Monaco-Bayer Leverkusen. Dy ndeshjet tjera që zhvillohen ditën e sotme janë ato mes Midtjylland-Sporting dhe Rennes-Shakhtar Donetsk.

(Kosova Sot Online )