
Lexoni edhe:
Dokumentet që nënshkruhen në Bruksel nuk bëhen të plotfuqishme pa kaluar nëpër Kuvend me 2/3 e votave
Sot rikthehet edhe Superliga kosovare në basketboll.Pas ndeshjeve fantastike në Final 8 Kupën e Kosovës, Prince Caffe Superliga rikthehet me xhiron e 23-të apo fazën e fundit të garave të rregullta, ku do të vendoset gjithçka, shkruan "Kosova Sot Online".
Sfida e parë zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Vëllaznimit. Vreshtarët janë në vendin e fundit me dy fitore e 20 humbje, derisa kuqezinjtë janë në vendin e gjashtë me tetë fitore e 14 humbje.
Për të dy skuadrat kjo sfidë është shumë e vlefshme do të garojnë deri në fund për fitore. Peja me trajnerin e ri izraelit, Rami Hadar, do të pret Ponte Prizrenin. Verdhezinjtë janë në vendin e tretë me 15 fitore e shtatë humbje, ndërsa prizrenasit kanë shtatë fitore e 15 humbje.
(Kosova Sot Online )