Dokumentet që nënshkruhen në Bruksel nuk bëhen të plotfuqishme pa kaluar nëpër Kuvend me 2/3 e votave

Dokumentet që nënshkruhen në Bruksel nuk bëhen të plotfuqishme pa kaluar nëpër Kuvend  me 2/3 e votave
Dokumentet që nënshkruhen në Bruksel nuk bëhen të plotfuqishme pa kaluar nëpër Kuvend  me 2/3 e votave

Muhamet Kelmendi

  • 25 February 2023 - 09:05

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Këtu,në Bruksel, më 27 Mars 2013, kuptohet se do të kërkohet Asociacioni. Këtë duhet parimisht kundërshtuar Prishtina. Pa njohje reciproke nuk bënë të nënshkruhet asnjë dokument, pavarësisht natyrës dhe përmbajtjes së dokumentit. Me njohje reciproke hapet perspektiva. Tjetër kërkohet që Asociacioni mos të ketë pushtet ekzekutiv, mos të jetë në nivel vertikal, duke krijuar organe të nivelit të dytë të pushtetit dhe as mos të ketë pushtet, sikundër u tha në Parlamentin e Anglisë, me karakter vetëqeverisës në kuptimin e shtetit, po të jetë organizatë e karakterit jo qeveritar. Me organizatë qeveritare de-fakto krijohet në aspektin juridik pushteti juridik edhe de-jure. Këtë shtet në asnjë mënyrë Prishtina nuk duhet ta pranoj. Në fund të fundit, nëse z.Kurti nënshkruan ndonjë dokument, ai dokument duhet t'i paraqitet Kuvendit për aprovim.

-Nuk është lehtë të konstatohet se të hënën çfarë do të diskutohet dhe çka do të nënshkruhet dhe a do të nënshkruhet ndonjë dokument në Bruksel. Ndoshta z. Çitaku ka të dhëna dhe deklaron "se në Bruksel, më 27.mars .2013, do të nënshkruhet "Asociacioni" nga ana e z. Kurti". Kjo nuk dihet!

Megjithatë, duhet theksuar se Asociacioni është rrjedhojë e Marrëveshjes së vitit 2013 dhe 2015. Kjo e fundit është anuluar nga Gjykata Kushtetuese. Ka mbetur Marrëveshja e vitit 2013.

Juridikisht, Asociacioni sipas Marrëveshjes së vitit 2013, pasi e ka votuar Kuvendi, në pjesët jo anti kushtetuese, është një obligim ndërkombëtar. Çdo veprim që bëhet ka për qëllim që Kosova të del më pak e dëmtuar nga Marrëveshja e vitit 2013 për Asociacion. Këtu duhet theksuat ndihmën e madhe që po bënë Londra kundër Asociacionit. Në parlamentin anglez u tha:

"Londra do të jetë kundër Asociacionit me pushtet vetëqeverisës që nënkupton një Republikës serbe në Kosovë".

Po kështu dhe me këtë qëndrim ishte edhe Senatori amerikan për politikë të jashtme në Uashington. Këto dy qëndrime kërkohet të mbështeten nga Prishtina. Në punën e Asociacionit kërkohet që z.Kurti të kërkoi ndihme nga Senati Amerikan për Politikë të Jashtme dhe nga Parlamenti i Britanisë së Madhe në Londër. Nuk duhet të nënshkruhet Asociacioni pa analizën e tillë dhe ndihmën që mund të japin Londra dhe Senati i SHBA-ve në Bruksel. Këtu,në Bruksel, më 27 Mars 2013, kuptohet se do të kërkohet Asociacioni. Këtë duhet parimisht kundërshtuar Prishtina. Pa njohje reciproke nuk bënë të nënshkruhet asnjë dokument, pavarësisht natyrës dhe përmbajtjes së dokumentit. Me njohje reciproke hapet perspektiva.

Tjetër kërkohet që Asociacioni mos të ketë pushtet ekzekutiv, mos të jetë në nivel vertikal, duke krijuar organe të nivelit të dytë të pushtetit dhe as mos të ketë pushtet, sikundër u tha në Parlamentin e Anglisë, me karakter vetëqeverisës në kuptimin e shtetit, po të jetë organizatë e karakterit jo qeveritar. Me organizatë qeveritare de-fakto krijohet në aspektin juridik pushteti juridik edhe de-jure. Këtë shtet në asnjë mënyrë Prishtina nuk duhet ta pranoj. Në fund të fundit, nëse z.Kurti nënshkruan ndonjë dokument, ai dokument duhet t'i paraqitet Kuvendit për aprovim. Dokumenti i tilla vetëm me 80 vota kalojnë, përkatësisht duhet të jenë 2/3 e votave të Kuvendit, për t' u bërë i plotfuqishëm. Kjo realizohet vetëm me votat opozitës.

Pa votat e opozitës ky dokument nuk hynë në fuqi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".