Sherri nisi për Kumbullën, si ndodhi përjashtimi i Mourinhos dhe çfarë i tha gjyqtarit

  • S.A /
  • 01 March 2023 - 10:47
Sherri nisi për Kumbullën, si ndodhi përjashtimi i Mourinhos dhe çfarë i tha gjyqtarit

Humbja e Romës me Cremoneses në fushë nuk është më e pakta për skuadrën kryeqytetase.Roma nuk do të drejtohet nga Jose Mourinho në derbin me Juventusin pasi që portugezi është përjashtuar nga ndeshja, shkruan "kosova Sot Online". Gjithçka nisi me një faull të pa akorduar ndaj Kumbullës. 

Mourinho protestoi fuqishëm ndaj gjyqtarit të katërt, Marco Serra. “Është ai, është ai që ka gabuar” i drejtohej Mourinho gjyqtarit kryesor. Pjesa tjetër e ndeshjes kundër Cremonese u drejtua më pas nga trajneri i portierëve, Nuno Santos.

(Kosova Sot Online )