Zbulohet se po luante bastore, sulmuesi i Anglisë afër suspendimit

  • S.A /
  • 02 March 2023 - 08:44
Zbulohet se po luante bastore, sulmuesi i Anglisë afër suspendimit

Sulmuesi i Brentford dhe i kombëtares së Anglisë, Ivan Toney ka përfunduar nën shënjestrën e Shoqatës së Futbollit në Angli duke qenë se ka thyer një nga rregullat kryesorë për një lojtar profesionist, shkruan "Kosova Sot Online ".

Toney është përfshirës në vendosjen e basteve sportive dhe diçka të tillë e ka përsëritur në 232 herë gjatë katër viteve nga shkurti i vitit 2017 deri në janarin e vitit 2021.

Vetë futbollisti nuk e ka mohura akuzën duke e pranuar atë, ndërsa tashmë rrezikon një pezullim prej gjashtë muajsh, transmeton SuperSport.

Toney është përgjigjur së fundmi para një audience të gjerë dhe vendimi tashmë i përket Federatës Angleze, e cila pritet së shpejti të dalë me një qëndrim zyrtar.

Nga ana tjetër, te klubi i Brentford po shpresojnë që Federata të dalë me një vendim sa më shpejtë në mënyrë që Toney të nisë të shlyejë pezullimin duke nisur nga sezoni aktual për të mos u prekur në atë pasardhës.

Kujtojmë se vendosja e basteve është e ndaluar për të gjithë lojtarët, trajnerët, menaxherët, pjesëtarët e klubeve, stafet, drejtorët si dhe agjentët e licensuar.

(Kosova Sot Online )