Rregullat e reja, drejt një futbolli me orë të ndalur

  • S.A /
  • 02 March 2023 - 09:44
Rregullat e reja, drejt një futbolli me orë të ndalur

Futbolli bën një hap të vogël përpara drejt kohës efektive.

Siç raporton “Marca”, të shtunën do të ketë një takim të IFAB-it në Londër.

Risia kryesore që do të diskutohet do të jetë koha e humbur gjatë festës së golit, e cila do të rikuperohet në shtesë, transmeton "Kosova Sot Online".

E thënë thjesht, nëse një lojtar feston pas një goli për dy minuta, gjyqtari do t’i shtojë dy minuta kohës shtesë.

Sigurisht që vendimi nuk do të hyjë në fuqi menjëherë, por nuk do të ishte çudi që nga viti 2024 e në vazhdim pas shënimit të golit kronometri i arbitrit do të masë kohën e humbur për ta shtuar në fund.

Disa nga rregullat që do të hyjnë në fuqi për sezonin 23-24 bazohen në diçka që ka ndodhur kohët fundit.

Nëse kur shënohet një gol, ka lojtarë të stolit në fushë, duhet të anulohet.Rregulli “anti-Dibu Martínez” do të hyjë gjithashtu në fuqi, pasi portierit në momentin e goditjes së penalltive do t’i ndalohen veprimet që shpërqendrojnë goditësin (vonesat e pajustifikuara, prekja e shtyllave, traversës etj.).

(Kosova Sot Online