Arsenali planifikon shitjen e 6 lojtarëve për ti blerë katër

  • S.A /
  • 02 March 2023 - 11:33
Arsenali planifikon shitjen e 6 lojtarëve për ti blerë  katër

Klubi anglez, Arsenali është i vendosur për një ndryshim të madh në afatin kalimtar të verës, pavarësisht një sezoni mbresëlënës në Ligën Premier.Topçinjtë janë në krye të Ligës Premier, me trajnerin Mikel Arteta duke marrë më të mirën nga lojtarët e tij, transmeton "Kosova Sot Online".

Megjithatë, Arteta do të vazhdojë me revolucionin e tij gjatë verës, pasi ai kërkon të sfidojë për më shumë trofe në Angli dhe Evropë.

Sipas mediumit The Times, Arteta është i lumtur të shesë deri në gjashtë lojtarë pasi ai shpreson të financojë katër transferime të ardhshme.

Declan Rice dhe Moises Caicedo janë dy nga ata që Arsenali dëshiron të nënshkruajë në mesfushë.

Përmenden gjithashtu sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen, mesfushori i Lazios, Sergej Milinkovic-Savic, mbrojtësi i Real Valladolid, Ivan Fresneda dhe mbrojtësi i Interit, Denzel Dumfries.

Në anën tjetër, lojtarët që mund të shiten nga Topçinjtë janë Kieran Tierney, Albert Sambi Lokonga, Nuno Tavares, Emile Smith Rowe dhe Folarin Balogun. 

(Kosova Sot Online )