Lexoni edhe:
Kosova nuk derdhi gjak që tash në liri të ndahet e të copëtohet nga Serbia
Manchester United ka pësuar humbje të thellë në derbin e madh anglez nga Liverpoolii me rezultat 7-0. Djajtë e Kuq janë turpëruar në Anfield, një rezultat që do të mbetet njollë e zezë në historinë e tyre, shkruan "Kosova Sot Online".
Këtë humbje nuk po e kapërdinë lehtë as legjenda e Djajve të Kuq, Gary Neville që ka shpërthyer pas ndeshjes për mikrofonat e Sky Sports. Neville e ka quajtur një turp të vërtetë paraqitjen e Djajve të Kuq, në veçanti ka folur për mesfushorin portugez Bruno Fernandes për të cilin ka thënë se ka pasur sjellje të papranueshme.
Kosova nuk derdhi gjak që tash në liri të ndahet e të copëtohet nga SerbiaLexoni edhe:
“Pjesa e dytë ishte një turp i vërtetë, një ekip i bërë copash, veçanërisht Bruno Fernandes, i cili ndonjëherë ishte i turpshëm”.
“Disa sjellje të tij në pjesën e dytë ishin të papranueshme, madje dukej sikur po ngrinte duart duke pyetur pse nuk e hoqën nga fusha”, deklaroi ish-mbrojtësi anglez.
Megjithatë ish-mbrojtësi anglez vazhdon të ketë besim të madh te trajneri Erik Ten Hag, duke thënë se shpreson në një rikthim të fuqishëm nga ish-skuadra e tij.
“Shpresoj se ishte thjesht një pasdite e keqe, besoj se Ten Hag do ta përballojë situatën dhe do ta kthejë shpejt në mënyrën më të mirë. E ka bërë në të kaluarën, por në këtë ndeshje u thyen si skuadër, lojtarët humbën mendjen dhe disiplinën”, deklaroi Neville.
(Kosova Sot Online )