
Lexoni edhe:
Dora e zgjatur e narkomanit Edvin Kristaq Rama andej e këndej Drinit, me spiunin Baton Haxhiu, do të ndalet vetëm nga drejtësia amerikane
Carlo Ancelotti i ka dhënë ultimatum Eden Hazardit pasi është lodhur nga sjellja e futbollistit belg.Trajneri i Real Madridit e ka shprehur disa herë brengën e tij për qëndrimin e dobët dhe të harxhuar të ish-futbollistit të Chelseat në fanellën e “Los Blancos”, shkruan "Kosova Sot Online ".
Dora e zgjatur e narkomanit Edvin Kristaq Rama andej e këndej Drinit, me spiunin Baton Haxhiu, do të ndalet vetëm nga drejtësia amerikaneLexoni edhe:
Për këtë arsye, raporton mediumi “El Nacional”, trajneri italian ka arritur deri në atë pikë që ta marrë një vendim drastik për futbollistin ofanziv: brenda ose jashtë.Me pak fjalë, e ardhmja e futbollistit të krahut të majtë është totalisht në duart e tij. I transferuar në vitin 2019 në Madrid për afro 160 milionë euro, Hazard nuk ka treguar asgjë në “Santiago Bernabeu”. Në këtë sezon ai i ka zhvilluar vetëm shtatë ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka dështuar në secilin sezon deri tash. Ai mund të largohet nga kryeqyteti spanjoll në fund të këtij sezoni dhe ish-futbollisti i Lillet ka mundësi të rikthehet në Angli.
(Kosova Sot Online )