Ky është plani i Galatasarayt për ta grabitur edhe Milot Rashicën

  • S.A /
  • 07 March 2023 - 11:19
Ky është plani i Galatasarayt për ta grabitur  edhe  Milot Rashicën

Galatasaray po e shikon çdo mundësi dhe strategji të mundshme për ta bërë të vetin Milot Rashicën. lli kosovar është huazuar nga Norwich City në klubin turk për një sezon, ndërsa deri tash i ka impresionuar drejtuesit e klubit nga Stambolli, shkruan "Kosova Sot Online ".

Mediat turke mësojnë se gjiganti turk është i gatshëm t’i ofrojë 4,5 milionë euro për kartonin e përfaqësuesit kosovar.

Por, klubi nga Championshipi anglez ka kërkuar kohë para se të vendosë nëse do ta shesë apo jo ish-futbollistin e Werder Bremenit.

Negociatat mes palëve do të vazhdojnë në javët apo muajt në vazhdim.

Nëse Norwichi nuk rikthehet në Premierligë, Rashica nuk do të pranojë të rikthehet në klubin anglez, ndonëse preferenca e tij është qëndrimi në Stamboll.

26 vjeçari, i cili luan në pozitën e anësorit ofanziv, i ka zhvilluar 18 ndeshje me Galatasarayn në këtë edicion deri tash, ndërsa i ka realizuar tre gola dhe ka kontribuuar me tri asistime.

(Kosova Sot Online )