Antonio Conte panifikon të kthehet në Itali, do ta marrë në dorë gjigantin e futbollit italian

  • S.A /
  • 07 March 2023 - 12:44
Antonio Conte panifikon  të kthehet në Itali, do ta marrë në dorë gjigantin e futbollit italian

Ka kohë që ka filluar të flitet me të madhe se Antonio Conte dëshiron të rikthehet në futbollin italian. Trajneri italian është duke e udhëhequr Tottenhamin, por në fund të sezonit do t’i bëjë llogaritë dhe mund të largohet nga Londra për t’u rikthyer në Serie A, transmeton "Kosova Sot Online".

Mediumi britanik “The Times” raporton se palët mund të ndahen në rast të eliminimit nga garat evropiane.

Dhe, në javët e kaluara thuhet se ka pasur një kontakt informal mes Contes dhe drejtuesve të Interit.

Nuk ka asgjë konkrete, madje duket edhe vështirë e imagjinueshme, duke e pasur parasysh ndarjen e tyre pak vite më parë. Trajneri aktual i “Nerazzurri”, Simone Inzaghi ka kontratë me Zikaltrit deri në verën e vitit 2025 dhe Interi duhet ta shkarkojë njëherë trajnerin italian, të cilit do të duhej t’ia paguajë dëmshpërblimin, para se të mendojë për ta angazhuar Conten.

(Kosova Sot Online )