Mallorca përfundimisht ka hequr dorë nga ankesa për Muriqin

  • S.A /
  • 07 March 2023 - 13:09
Mallorca  përfundimisht ka hequr dorë nga ankesa për Muriqin

Real Mallorca ka hequr dorë nga ankesa për Vedat Muriqin. Klubi spanjoll po planifikonte të ankohej për kartonin e verdhë që e mori sulmuesi kosovar ndaj Elches, por që ishullorët panë pak mundësi që të ndryshonte diçka.  Me këtë rast, përfaqësuesi kosovar do të mungojë në ndeshjen e ardhshme ndaj Real Sociedadit në fundjavë pasi i ka marrë pesë kartonë të verdhë, shkruan “Kosova Sot Online ".

Ish-futbollisti i Fenerbahçes dhe i Lazios u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 77-të pasi e ndali një top me dorën e shtrirë.

Kështu, 28 vjeçari do të mungojë në ndeshjen që do të luhet të dielën në “Son Moix”.

“Pirati” i ka munguar deri tash Mallorcës në tri ndeshje dhe në të tria rastet ky ekip ka pësuar humbje.

Kjo e konfirmon faktin se Mallorca nuk mund të jetojë pa Muriqin dhe trajneri Javier Aguirre frikësohet se i njëjti “fat” mund ta ndjek ekipin e tij edhe në duel me Sociedadin. Vedat Muriqi i ka realizuar 10 gola në këtë sezon me Mallorcan dhe është lojtari kryesor i ekipit.

(Kosova Sot Online )