Laporta flet për largimet dhe për përforcimet e verës që vjen

  • S.A /
  • 08 March 2023 - 08:19
Laporta flet për largimet dhe për përforcimet e verës që vjen

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur për transferimet eventuale të gjigantit katalunas gjatë verës që po vjen, por edhe për largimet eventuale nga “Camp Nou”, shkruan "Kosova Sot Online"

“E kemi kaluar kufirin e rrogave dhe kjo bën gjithçka më të vështirë. E kur e kujtoj faktin se nuk mund të bëjmë përforcime… Sigurisht, një sulmues mund të arrijë, por dikush duhet të largohet”, deklaroi fillimisht kreu i “Blaugrana” në një intervistë për “Circulo Ecuestre”.

“Kemi edhe lojtarë të sektorit të të rinjve, të cilët do të vijnë në ekipin e parë dhe Xavi duhet t’i promovojë dhe t’ua japë rastin. Ta kemi një sulmues më shumë, kjo do të ishte shumë e mirë, por financiarisht nuk kemi burime të pakufizuara si klub. Duhet të jemi të kujdesshëm”, vazhdoi Laporta.

Janë disa lojtarë në fakt që mund të largohen nga Katalunia, të cilët mund t’ua lënë vendin përforcimeve eventuale në afatin kalimtar të verës.

Barcelona është lidere e La Ligas dhe favorite kryesore për ta fituar titullin e kampionit në kampionatin spanjoll të futbollit.

(Kosova Sot Online )