Zbulimi zingjiror i skandaleve kriminale të Ramës në aferën McGonigal po e bëjmë edhe më agresiv para arrestimit

Zbulimi zingjiror i skandaleve kriminale të Ramës në aferën McGonigal po e bëjmë edhe më agresiv para arrestimit
Zbulimi zingjiror i skandaleve kriminale të Ramës në aferën McGonigal po e bëjmë edhe më agresiv para arrestimit

Gani Qarri

  • 08 March 2023 - 07:30

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Kjo aventurë e rrezikshme politike, dëshmon përpjekjen e paprecedent të mafiozit Edvin Kristaq Ramës për mbajtjen peng të sistemit të drejtësisë, i cili nuk heziton të keqpërdorur as gjyqësorin, për të dirigjuar se kush mundë, e kush jo, tw jetë edhe në krye të partisë opozitare, që është një akt i paprecedent dhe në kundërshtim të plotë me Ligjet në fuqi, pasi që përdhos, në mënyrën më të vrazhdët edhe votën e elektoratit demokrat në Shqipëri.

Edvin Kristaq Rama kohët e fundit, është bërë edhe më i rrezikshëm, veçanërisht pas zbulimit të aferës së involvimit mafioz në skandalin ndërkombëtar të Charles McGonigal, i cili i vetëdijshëm plotësisht, për humbjen e besimit tek qytetarët e mashtruar e të robëruar prej rrjetit të tij mafioz e narko-diler, ai tanimë e pret edhe vet, që të jetë, i akuzuari numër dy, pas Charles McGonigal dhe shpalljes në kërkim ndërkombëtar për tu arrestuar dhe vendosur para gjykatës amerikane. Prandaj Edvin Kristaq Rama, ka filluar ta keqpërdorë, serish kartën e shantazhit dhe të përçarjes brenda Partisë Demokratikë të drejtuar nga Sli Berisha, si mjetin e vetëm dhe të fundit për ta ruajtur pushtetin me çdo mënyrë, duke u bërë gati ti manipulojë edhe zgjedhjet vendore të muajit maj në Shqipëri.

Madje për habi, edhe Gjykata e Apelit, nën dirigjimin e kryeministrit Rama ka marrë vendimin e manipuluar në lidhje me vulën e Partisë Demokratike, duke e rikthyer për rigjykim çështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë, akt i paturp, që mund të sjellë përsëri në një situatë, e cila thellon edhe më tepër krizën për legjitimitet brenda demokratëve. E thënë thjeshtë dhe troç, me vendimin e lartcekur vula e partisë, i ngelet grupimit pa anëtarësi, të Enkelejd Alibeajt të mbështetur vetëm nga Rama dhe Lulzim Basha, përderisa grupimi i Sali Berishës nuk mund, as të regjistrohet në KQZ për zgjedhjet lokale. Kështu që vet kjo aventurë e rrezikshme politike, dëshmon përpjekjen e paprecedent të mafiozit Edvin Kristaq Ramës për mbajtjen peng të sistemit të drejtësisë, i cili nuk heziton të keqpërdorur as gjyqësorin, për të dirigjuar se kush mundë, e kush jo, te jetë edhe në krye të partisë opozitare, që është një akt i paprecedent dhe në kundërshtim të plotë me Ligjet në fuqi, pasi që përdhos, në mënyrën më të vrazhdët edhe votën e elektoratit demokrat në Shqipëri! Edi Rama duke qenë i vetëdijshëm për humbjen e besimit tek qytetarët e mashtruar e të robëruar prej rrjetit të tij mafioz e narko-diler, tani është bërë edhe më i dyshimtë veçanërisht me skandalin në aferën McGonigal, ku së shpejti edhe ai vet, mundë të jetë, i akuzuari numër dy, pas Charles Mgonigal.

E kryetari i Partisë Demokratike Dr. Sali Berisha, duke reaguar në mbledhjen e kryesisë së PD-s lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën dhe mandatin, me plot të drejtë ka thënë se, ky proces është skenar kriminal i parapërgatitur nga Edi Rama, që ta shuajë dhe pamundësoi funksionimin e PD-së, , qëllimi kryesor i të cilit, është përjashtimi i PD-së së udhëhequr nga Dr. Berisha, nga zgjedhjet, duke stimuluar artificialisht Lulzim Bashen e financuar nga fondet dhe pistat kriminale, të lidhura me rrjetet e spiunazhit rus dhe mbështetjen e ambasadores amerikanë në largim nga Shqipëria Yri Kim, në shërbim të Edi Rames. Duke parë se përkundër të gjithave, demokratët janë të pamposhtur, ky është moment i tmerrit dhe dëshmia flagrante e ferrit që ka kapluar Edvin Kristaq Ramën, mafien shqiptare të tij, e në të vërtetë edhe segmente të mafies ndërkombëtare, që u përpoqën t’i japin PD-së goditje fatale, duke i katapultuar një kufomë partiake dhe një peng politik në krye të saj, si një kukull të financuar nga rusët, për të drejtuar forcën kryesore opozitare. Pra ky është paradoksi më i madh, për Edi Ramën i cili ka origjinë xhelatësh ndaj pluralizmit politik.

Është në qenien e tij, u shpreh Berisha. Por habit fakti se si edhe përfaqësuesja e vendit të madh të lirisë,ambasadorja amerikanë në largim nga Shqipëria Yri Kim, përpiqet me të gjitha mënyrat, më flagrante të ligjeve dhe Kushtetutës, që opozita shqiptare të drejtohet nga një njeri i financuar nga rusët! Nuk ka paradoks më të madh se ky, thotë Berisha! Skenarë këta që filluan me McGonigal dhe Xhorxh Soros, me një qëllim të vetëm, çelnikosjen e pushtetit të Edi Ramës, vazhduan me procese, në të cilat Lulzim Basha u fut në thes, dhe tani Edi Rama mendon se pasi dështoi me Bravën, do e ringjallë Bashën me Vulën. Në procesin gjyqësor të shpalljes palë të atij që nuk është palë, një rol të dorës së parë ka luajtur Yuri Kim, e cila ka ndërhyrë edhe te gjykatësja me Erion Veliajn. Këto janë të faktuara,” tha Berisha.

Krejt kjo dëshmon se opozita, është duke u sfiduar seriozisht nga nëntoka e krimit të organizuar shtetëror, të drejtuar nga Edvin Kristaq Rama, për ta de faktorizuar dhe penalizuar, përfundimisht PD-në, me qëllim të grabitjes së procesit të ri zgjedhor që do të zhvillohet në maj, për pushtetin vendor në Shqipëri.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".