
Lexoni edhe:
Bayern – PSG, super-sfida e gjigantëve evropianë, Milani e kërkon kualifikimin në Londër
Sigal Prishtina do ta zhvillojë sonte sfidën e parë të fazës së dytë në Ligën ENBL. Bardhekaltrit do të ndeshen me skuadrën polake King Szczecin në çerekfinalen e parë, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 20 mars, transmeton "Kosova Sot Online".
Përballja e sontme do të zhvillohet në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë duke filluar nga ora 19:00.
Kryeqytetasit përfunduan në vendin e katërt në Grupin A me dy fitore e katër humbje, ndërsa King Szczecin fitoi Grupin B me gjashtë fitore e një humbje.
Fituesi i kësaj përballje do të ndeshet me fituesin e çiftit Budivelnyk Kyiv-BC Wolves.
Kjo është hera e parë që prishtinasit marrin pjesë në Ligën ENBL dhe mund të jetë hera e parë që arrijnë në Final 4. Brooks Debisschop nga Sigal Prishtina është kërcyesi më i mirë i Ligës me 9.3 kërcime për ndeshje.
Derrick Wilson është asistuesi i pestë me 5.5 për ndeshje, kurse Jetmir Zeqiri është bllokuesi i pestë me një bllok për ndeshje.
(Kosova Sot Online )