Dueli i sotëm Tottenham Hotspur – Milan, ja formacionet e mundshme

  • S.A /
  • 08 March 2023 - 11:37
Dueli i sotëm Tottenham Hotspur – Milan, ja formacionet e mundshme

Tottenham Hotspur dhe Milani luajnë sot (e mërkurë) në ndeshjen kthyese të vlefshme për javën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve. Spurs janë nikoqir të Rossonerëve në takimin kthyes që pritet të zhvillohet nga ora 21:00 në Tottenham Hotspur Stadium, transmeton "Kosova Sot Online".

Ndeshja e parë e zhvilluar në San Siro përfundoi me fitoren 2-1 të Milanit dhe në këtë ndeshje Spurs duan ta përmbysin rezultatin. Olivier Giroud pritet të startojë në sulmin e Milanit kundër Tottenham sonte, ndërsa Rade Krunic do të zëvendësojë Ismael Bennacer në mes të fushës. Rafael Leao do të jenë gjithashtu në 11-shen startuese.

Në anën tjetër, te Spurs nga minuta e parë pritet të luajnë emra yjesh si Harry Kane dhe lojtarë që e njohin futbollin italian si Ivan Perisic, Christian Romero dhe Dejan Kulusevski. Zlatan Ibrahimovic, Aster Vranckx, Yachine Adli, Sergino Dest dhe Tiemoue Bakayoko nuk janë në listën e Milanit në Ligën e Kampionëve.

Ish-mesfushori i Juventusit, Rodrigo Bentancur nuk është i disponueshëm për Tottenhamin dhe e njëjta gjë është e vërtetë për Hugo Lloris, Yves Bissouma dhe Ryan Sessegnon.

Formacionet e mundshme:

Tottenham (3-4-2-1): Foster; Romero, Lenglet, Davies; Royal, Hojbjerg, Skipp, Perisic; Kulusevski, Son; Kane.

Milan (3-4-1-2): Maignan; Kalulu, Thiaw, Tomori; Messias, Tonali, Krunic, Hernandez; Diaz, Leao; Giroud.

(Kosova Sot Online )